Pas shfaqjes se koronavirusit te ri, Italia pezullon urgjent fluturimet me Britanine

328
0

Italia pezullon fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar pas alarmit për variantin e ri të koronavirusit të gjetur në vend. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.

“Mbretëria e Bashkuar ka ngritur alarmin për një formë të re të Covid që do të ishte rezultat i një mutacioni të virusit. Si qeveri ne kemi për detyrë të mbrojmë Italianët, për këtë arsye, pasi të kemi njoftuar qeverinë Britanike, me Ministrinë Shëndeti ne jemi gati të nënshkruajmë masën për të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe. Prioriteti ynë është të mbrojmë Italinë dhe bashkatdhetarët tanë “. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio e njofton atë në Facebook. (DORA)