Pas refuzimit nga BE, vjen ftesa nga Rusia për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Bëhuni pjesë e Bashkimit Eurasian

720
0

Pas refuzimit të hapjes së negociatave nga BE-ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vjen “ftesa” nga Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU), që këto dy vende të bëhen pjesë e këtij grupimi.

Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov ftoi nga Forumi Ekonomik EuroAsian që të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian, që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.

Ndër të tjera diplomati nga Rusia tha se këto vende mund të kenë më shumë benefite në Bashkimin Ekonomik Eurasian.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE. Kush u refuzua nga BE, duhet të gjejë mirëkuptim në Bashkimit Ekonomik Eurasian.