Pas reagimit të ashpër të ambasadës së SHBA për djegjen e mandateve, vjen reagimi i Bashës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar në lidhje me vendimin e PD, e LSI për djegien e mandateve.

Ambasada shkruan se ky veprim është minim i demokracisë, ndërsa bën thirre për zgjidhje të krizës politike.

“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.”-shkruan ambasada.

“Ne si PD kemi vendosur në unanimitet të plotë që të digjen mandatet. Nuk komentoj deklaratat e ambasadave të huaja në Tiranë. Unë demokracinë amerikane e respektoj dhe e çmoj fort”, deklaroi Basha.

- Advertisement -

Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në...

Rudina Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit,...

A do te rikthehet Jozefina Topalli? Ja lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë diten e mërkurë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.