Mjeku i njohur Tritan Kalo vijon me reagimet e tij në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se qytetarët të mos dëgjojnë “përrallëzat” se Covid-19 është pjellë e betejës politike Rama-Basha, por ta marrin seriozisht këtë virus pasi nuk mund të bëhet shaka.
Mjeku ndër të tjera në reagimin e tij apelon qytetarët që të ruajnë higjenën dhe të respektojnë distancimin fizik sepse ka ende udhë për të bërë në sfidën e imponuar nga Covid-19.
Postimi i plotë:
”Kohë kovidiane….. kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj PËRKUJDESI kundrejt vetes dhe të tjerëve KURRË të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…