Trump habit për çështjen e testeve per koronavirus : Kjo është pjesa e keqe, kur bëni testime, ata..

517
0

Gjate nje takimi elektoral per rizgjedhjen e tij që u mbajt në Tulsa të Oklahomësnë, ne lidhje me pandeminë e koronavirusit, Trump ka deklaruar se iu kishte kërkuar zyrtarëve që të ngadalësonin testimin sepse kjo gjë çon në zbulimin e më shumë rasteve. Ai e përshkroi testimin si një “thikë me dy presa.

“Kjo është pjesa e keqe: Kur bëni testime në përmasa të mëdha, do të gjeni më shumë njerëz dhe do të gjeni më shumë raste. Kështu që unë thashë ngadalësoni testimin. Ata vetëm testojnë”, u shpreh Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë tha se presidenti ishte qartazi duke bërë shaka.