Pas operatorëve turistikë, ja kush janë dy kategoritë e tjera që do të vaksinohen së shpejti

Diten e sotme ka nisur procesi i vaksinimit të operatorëve turistikë në të gjithë vendin. I pranishëm në procesi e vaksinimit në qytetin e Durrësit ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama bëri me dije se pas operatorëve turistikë, së shpejti do të nisë vaksinimi i punonjësve të fasonerive dhe punonjësve të transportit, të cilat sipas tij bëjnë pjesë tek kategoritë e riskuara. 

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.

Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori shumë e rëndësishme janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur”, u shpreh Rama.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.