Nëna e Aldi Ramës ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të djalit të saj.
Valbona Kolgjini, e ëma e 21-vjeçarit ka publikuar foton e djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e tij.
Bëhet me dije se nderimet për 21-vjeçarin do të kryhen në Durrës aty ku jeton dhe mamaja dhe vëllai i të ndjerit.
Aldi Rama prej vitesh jetonte dhe ishte rritur nga gjyshërit e tij që pas divorcit të prindërve. Rama nuk ishte një emër i ri për policinë sepse që në moshën 18-vjeçare kishte rënë në pranga.
Kujtojmë se Rama ka ekzekutuar nënkomisarin Saimir Hoxha, babain e dy fëmijëve në Lezhë, teksa disa orë më vonë që ishte në ndjekje nga policia ka ekzekutar edhe veten.