Familja e braktisi, Agjencia funerale ia bën shërbimin falas Aldi Rames

172
0

I vetëm, ashtu siç kaloi dhe një pjesë të konsiderueshme të 21-viteve të tij, Aldi Rama është lënë dhe në vd ekje. Askush nga familja e tij nuk ka shkuar në morg që të tërheq trupin e të riut, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai është dërguar pranë të ëmës në Durrës nga një agjensi funerale, e cila nuk ka marrë para për shërbimin.

Ditën e sotme, nëna e 21 vjeçarit Aldi Rama ka hapur dyert e mortit. Varrimi i 21 vjeçarit do të mbahet ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se për varimin e të birit, ka mbërritur nga Greqia edhe babai i tij i cili siç ka deklaruar edhe më herët prej kohësh nuk kishte më konktakte të rregullta me të birin.

Ndërsa më herët u bë me dije se duke qenë se familjarët e tij nuk janë angazhuar sa i përket funeralit të tij, një agjensi funerale i ka bërë falas shërbimet funerale për të transportuar trupin e të riut në qytetin e Durrësit, ku edhe do të varoset ditën e sotme.