Pas mesnate, në errësirë totale/ Vjen njoftimi urgjent i Ministres: Këto janë zonat ku do ndërpritet energjia elektrike

326
0

Belinda Balluku ka dalë një deklaratë për mediat sa i takon masave të marra për menaxhimin e situatës së krizës energjetike.

“Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash konsumi duke nisur nga vetë institucionet publike apo struktura të tjera publike. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të bëjë ndërprerje të ndricimit në akset automobilistike kombëtare: Aksi Tiranë Durrës bypassi i Durrësit, Plepa Kavajë Rrogozhinë, Qafë Kasharit Rinas, Lin Pogradec, bypassi Shkodër, Korcë Ersekë, Ura e Gajdarit Qafë gjashtë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë Shëngjin me degëzime dhe Shkodër-Hani i Hotit në degëzimet e tij. Nuk do të cënojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë Kakariq, degëzimi i fabrikës së cimentos. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për më tepër, një masë që kemi marrë është kërkesa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është e domosdoshme.

Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri,” tha Balluku.