Pas Gjermanisë shqiptarët kanë kthyer sytë për azil në një tjetër shtet! Kërkesat nga shqiptarët po pranohen..

547
0

Ministria e Emigracionit të Greqisë, ka publikuar kërkesat e shqiptarëve për azil gjatë vitit 2017, ku vërehet se ka patur një rritje të ndjeshme të tyre.
Në 2017 kërkuan azil në Greqi 2450 qytetarë shqiptarë, një shifër kjo mjaft e lartë po të krahasohet me vitin 2013, kur ishin vetëm 419 kërkesa të tilla.

Shqiptarët renditen pas sirianëve, pakistanezëve, afaganëve dhe irakianëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve në Greqi. Por nga 2450 kërkesa, vetëm 1504 i kaluan proceduart e para të përzgjedhjes, ndërkohë që pjesës tjetër u është refuzuar kjo kërkesë përcjell shqiptari.net
Edhe në dy muajt e parë të vitit 2018 kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të larta ne Greqi. Sipas Ministrisë greke të Emigracionit, për këtë periudhë janë regjistruar 460 kërkesa nga shqiptarët, nga të cilët gati gjysma e kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes. Voa