Pas 54 vitesh, zbulon te vërteten tronditëse për nënën biologjike

6
0

Historia e javës së shkuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” për lidhjen e gjakut mes Shegushes dhe Hermondit, i la të gjithë me pyetjen e madhe nëse ekziston një e tillë. Pas marrjes së kampionëve të tyre biologjikë në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan, ekspertët e fushës kanë sjellë përgjigjen e pyetjes që ka stërmunduar prej vitesh Shegushen. A është ajo motra e Hermondit dhe vajza e Xhemiles? Gjithçka varet nga fraza e shkruar në rezultatin e ADN-së.

Rezultati i ADN-së vërtetoi dyshimin që flinte në zemrën e Shegushes prej vitesh: ajo nuk është vajza e Xhemiles dhe as motra e Hermondit. Për të ditur nënën biologjike të saj dhe për t’i dhënë fund dilemave, Ardit Gjebrea dhe stafi i “Ka Një Mesazh Për Ty” u nis drejt Peqinit për të takuar zonjën Naile, të cilën Shegushja pretendon se e ka nënë. Për të ruajtur privatësinë e saj, zonja Naile nuk ka pranuar të shfaqet në ekranin e Tv Klan, gjatë programit “E diela shqiptare”, por Ardit Gjebrea rrëfen për Shegushen dhe publikun, çfarë ndodhi gjatë takimit me të.

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan ka mbërritur momenti i së vërtetës. Pas rezultatit të ADN-së që konfirmoi se Hermondi nuk është vëllai dhe as Xhemilja nëna e saj, vërtetohet se Shegushja është ndërruar në maternitet 54 vite më parë.

Në takimin me Ardit Gjebrean, zonja Naile, gruaja për të cilën Shegushja pretendon se është nëna e saj, ka pranuar të kryejë testin e ADN-së.

Për më tepër, ajo ka dhënë miratimin që rezultatet e testit të bëhen publike në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, të cilin e komunikon eksperti i ngarkuar me procedurën.

Alban Llapaj: Në përfundim të ekzaminimeve, arrijmë në këtë konkluzion: nga krahasimi i profileve gjenetikë të marra nga kampionë biologjikë të shtetaseve Naile dhe Shegushe Xhovari, arrijmë në përfundimin që këto profile paraqesin lidhjen nënë-bijë pasi kemi përputhje në të gjithë markerat e analizuar.

Ardit Gjebrea: Pra?

Alban Llapaj: Zonja Naile është nëna biologjike e zonjës Shegushe Xhovari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.