E dini kush eshte shteti më i korruptuar në Ballkan? ZYrtari amerikan Gabriel Escobar zbulon emrin

1447
0

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka bërë publik ditën e sotme emrin e shtetit më të korruptuar në Ballkan.

Ai ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Teksa i është përgjigjur pyetjes lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviçit dhe Milorad Dodikut, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i BeH, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi: Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”

“Nëse shikoni problemet që ka Bosnje Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.