Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i kthehet normalitetit por ndodh e papritura

112
0

Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet sot normalitetit, pas pesë muajsh kaos. 

Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në rend të ditës sot është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për sistemin TIMS. 

Por ka qene kryetari i Partise Demokratike i cili ka kerkuar te pengoje punimet duke bllokuar foltoren. Teksa kërkoi të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore, ai bllokoi foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.

Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq.

Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim në kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.

“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje, Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla.