HomeNewsParashqevia del nga...

Parashqevia del nga spitali, këngëtarja shfaqet e transformuar. Iliriani bën apel: I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike.

Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë foto të saj.

Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

“Surprizë, ia dolëm”, shkruan OIlirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë.

Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik.

Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar.

Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re.

Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë.

Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse.Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.