Aurorën e vranë? Zbulohen detaje tronditëse për vdekjen e 13 vjeçares shqiptare në Itali

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila tronditi opinionin publik në Itali, ka marrë fund me zbardhjen e të vërtetës pas autopsisë që ka zbuluar rrethana tronditëse.

Në fillim, u raportua se vajza kishte rënë nga tarraca e një pallati, por pas hetimeve të mjekëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavia, është vërtetuar se Aurora nuk ishte vetëhedhur, por ishte shtyrë nga dikush.

Dëmtimet fatale të kokës, që shkaktuan vdekjen e menjëhershme, u konfirmuan nga autopsia, e cila zbuloi se ajo kishte pësuar fraktura të shumta edhe në vende të tjera.

Hetimet e kryera nga karabinierët e Piacenzës kanë zbuluar dëshmi të tjera të rëndësishme. Tre persona kanë dhënë informacione të ndryshme, ku dy prej tyre pretendojnë se kanë parë skenën e ngjarjes, ndërsa një i treti ka dëgjuar britmat e vajzës gjatë incidentit.

Dëshmitarët kanë pohuar se kanë parë Aurorën duke u mbajtur pas parmakut, ndërsa ish-i dashuri i saj, 15-vjeçar, e godiste atë me grushte për ta shtyrë të binte.

Përveç dëshmive të mbledhura, hetuesit kanë identifikuar dëmtime të dukshme në duar, veçanërisht në kyçet e gishtave, që mund të tregojnë përpjekje për të mbajtur ekuilibrin dhe për të mbrojtur veten.

Ish-i dashuri i Aurorës është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me dashje, duke shkaktuar tragjedinë që mori jetën e vajzës në 25 tetor 2024, teksa ai vetë i mohon këto akuza.

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.