Parashikoi pandeminë dhe vaksinën, Bill Gates tregon kur kthehet normaliteti dhe pandemia e radhës

467
0

Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikroçipë tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit.

Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.

Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende. Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë. Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte. Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.

Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit.

Parashikimi i tij ishte korrekt. Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.