Ndryshim drastik i motit, reshje shiu e shtrëngata, në veri dëborë, ja moti ne vijim

343
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parshikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet do jenë në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje të dendura dëbore.

Edhe për ditën e diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje dëbore, ndërsa në juglindje dëborë do të ketë në lartësitë mbi 1000.