Parashikimi i forte i sizmiologut grek: Po ndodh diçka e pazakontë, pritet nje tërmet më i fuqishëm..

1127
0

Sizmiologut grek Akis Tselentis, kreu i Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, ka bërë një parashikim në lidhje me ishullin Samos në Greqi, pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe këtë ishull në 30 tetor.

Sizmologu ka kërkuar që të largohen të gjitha banorët e ishullit, pasi pritet që një tërmet më i fuqishëm se 6.4 ballë të godasë sërish këtë zonë.

“Mos i lini njerëzit që të presin vdekjen aty”, është shprehur ai për mediet greke, me deklaratën që është shoqëruar me shumë reagime në Greqi.

“Ështe krejtësisht e pazakontë që një tërmet me forcë 6.4 të shkallës Rihter të ketë këto pasgoditje. Parashikoj një tërmet tjetër edhe më të fuqishëm referuar këtyre të dhënave”, tha sizmiologu.