Paralajmerimi i forte nga Anonymous Albania: Po vjen sulmi më i keq që shqiptarët kanë përjetuar, ja kush do të jenë në shënjestër…

1810
0

“Anonymous Albania” grup hakerash shqiptare permes nje postimi ne facebook shkruajne se sulmi kibernetik pak dite me pare ndaj institucioneve shqiptare është kryer përmes një virusi të transmetuar me një “PDF”.

Jo vetem kaq, por hakerat shqiptarë paralajmërojnë ne vazhdim edhe më të madh qe kete here mund te preke sistemin e  bankave shqiptare.

Mesazhi i plotë ne facebook:

Pershëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al. Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim.

Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat (TSB).
Pra ateherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo një link sië thonë ekspertët. sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdesni.

Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dergojeni atë forward me një email tjeter dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashu siç patën te AKSHI.