Paralajmërimi i forte i OBSH: Ja kush po e nxit përhapjen e pandemisë

605
0

Koronavirusi po përhapet me se shumti nga persona rreth moshes, 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk e dinë se janë të infektuar dhe po rrezikojnë grupet e cenueshme.

Shqetësimi eshte ringritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se këtë muaj numri i të rinjve të infektuar në botë është rritur ndjeshëm, duke vënë në rrezik të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore në zonat me popullsi të dendur.

 “Pandemia po ndryshon. Persona në të 20-tat, 30-tat apo 40-tat, po nxisin gjithnjë e më shumë përhapjen. Shumë prej tyre nuk e dinë se janë të infektuar”, deklaroi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH.