Flet i afermi i Indrit Bajraktarit: Kam punuar me Indritin, është ndarë nga gruaja dhe ajo nuk është shtatzënë

453
0

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Indrit Bajraktari i cili u la sot në burg nga gjykata rezultoi i martuar në Angli.

Madje u raportua se gruaja e tij me emrin Almudena kontaktoi me mediat dhe deklaroi se me Indritin kishte mbi një vit martesë dhe një lidhje prej vititi 2017 dhe se ata prisnin edhe një fëmijë bashkë.

Të dy kishin marrë një motor uji me qira dhe bënë xhiro në det por që nga uji doli vetëm Indriti. Një i njohuri i tij që ka punuar me 25-vjeçarin në Chelsea rrëfen për JOQ Albania se Indriti nuk është më i martuar dhe se e dashura e tij spanjolle prej kohësh kishte shkuar tek prindërit në SHBA ndërsa Bajraktari jetonte vetëm në një dhomë me qira.

Sipas tij lajmi që gruaja e Indritit është shtatzënë dhe që ata bashkëjetojnë në Angli nuk është i vërtetë.

Mesazhi për JOQ Albania:

Pershendetje marr shkas nga komentet nga ngjarja ne velipoje.indrit bajraktari eshte ndare nga e dashura e tij spanjolle qe ne janar dhe ajo nuk jeton me ne angli por ka shkuar tek prinderit e saj ne amerike. Dhe nuk presin femije pasi kan kohe qe nuk jane me bashke. Indriti jetonte vetem ne nje dhome me qera. un e njoh personalisht dhe eshte nje djale shembullor pavaresisht fatkeqsise qe i ka ndodhur. Kemi punuar te dy ne nje kompani ne Chelsea. Edhe e ndjera ka nje moter ketu.