Pandeli Majko tregon ëndrrën që pret t’i bëhet realitet

829
0

Pjesëmarrësit në Samitin e Diasporës janë pritur në një mbrëmje të veçantë në hotel Mak Albania në Tiranë.

Në një ambient të ngrohtë janë zhvilluar biseda mes organizatorëve dhe atdhetarëve që kanë mbërritur për të ndjekur samitin e posaçëm.

Nuk kanë munguar as përshëndetjet.

Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj u shpreh i emocionuar në pritjen e veçantë ku gjendej mes shqiptarëve.

Mark Gjonaj: Kjo shëtitja jonë në vendlindjen tonë, në tokën amë është një emocion për të gjithë.

Një mesazh të veçantë kishte dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko.

Pandeli Majko: Shpesh me Markun dhe të tjerë kemi diskutuar një ëndërr që shpresoj të bëhet realitet. Organizimi i Konventës së Shqiptarëve të Amerikës.

Pas pritjes në Mak Albania pjesëmarrësit e samitit i janë drejtuar Lezhës.