Rruga drejt BE-së, një tjetër vend anëtarë ndez dritën jeshile për Shqipërinë

Situata politike nuk e pengon aspak rrugëtimin e Shqipërisë. Austria përgëzon Shqipërinë për reformat që po ndërmerr, sidomos për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser vlerësoi ecurinë që ka bërë Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Moser tha se reforma ne sistemin e drejtësisë po krijon të gjitha premisat që Shqipëria së shpejti të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian dhe do të duhet që vetë shtetet anëtare të promovojnë rezultatet e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Këtë deklaratë Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser e bëri gjatë takimit me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Vjenë në Austri. Edhe Georg Staëa, Drejtor i Departamentit për Strategjinë, Konsulencat dhe Menaxhimin e Informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Austrisë, shprehu vlerësim për përparimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu Dieter Hampel, Kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (AED) dhe Helmut Ëeichhart, Lider i Projektit të Binjakëzimit në luftën kundër korrupsionit vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e luftës kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri Minstrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tregoi ecurinë e reformave dhe luftën kundër korrupsionit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Më herët Ministrja e Drejtësisë nënshkroi edhe një marrëveshje me Homologun austriak Josef Moser e cila do të risë cilësinë e ligjbërjes së Ministrisë së Drejtësisë.

- Advertisement -

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ndiqni videon me poshte.. https://youtu.be/utfeWp67Fw4?t=106

Skandal në Itali/ Profesori i shkollës së mesme ngacmonte seksualisht djemtë në mes të klasës (VIDEO)

Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij. “Kisha kohë që dëgjoja...

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.