“KUJDES! Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre”.
Ky apel vjen nga Policia e Shtetit, që duke publikuar sot një video se si drejtues mjetesh luksi nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, u ka bërë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Ndërkohë që vetë këtyre shoferëve i garanton se do të përballen me ligjin për çdo shkelje që kryejnë.
KUJDES!
Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të
manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë
qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë,
pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta
drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të
mjetit, janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në
rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me
automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund
dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar
me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.❌ Shofer që
si duhet askujt ❌ Automjet që përdoret si armë
✅ Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar✅ Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112