“Nuk më jep passwordin e telefonit”, Bieta i nxjerr të palarat Albanit Dudushit në mes të njerëzve

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte moderatori i njohur Alban Dudushi.

Ai ka surprizuar pa masë një të ftuar, mirëpo ka përfunduar në vijim i surprizuar vetë ai nga njerëzit e tij më të dashur. Në fillim pa një mesazh që vinte nga miku i tij më i mirë që jetonte në Filipine.

Më pas në studio i erdhën prindërit, të cilët e emocionuan tej mase. Nga ana tjetër, vajza e tij Joelle i kishte shkruar një letër mjaft të ndjerë.

Ndërsa qershia mbi tortë ishte partnerja e tij, Bieta e cila rrëfeu publikisht në studio 5 gjërat që urrente te Albani.

Ju ftojmë që t’i hidhni një sy listës së mëposhtme:

1-Ushqimi i djalit. Sa herë që djali nuk ha, Albani kritikon Bietën dhe i drejton gishtin “Ti e ke fajin”. Bieta nuk e pëlqen aspak këtë lloj sjellje.

2-Llulla e Albanit. Bukuroshja tregoi se në rrugët e Llogarasë ai mban llullën në njërën dorë dhe me tjetrën timonin. Edhe këtë sjellje, Bieta nuk e pëlqen aspak.

3-Ndryshimet mes brezave. Duke qenë breza të ndryshëm, Albani kritikon Bietën duke i thënë që brezi i saj nuk është i përgatitur, nuk lexon etj… madje, madje ka dhe shprehje të tilla si: jeni brez m*ti.

4-Shapkat. Albani rri zbathur gjithë kohën nëpër shtëpi.

5-PassWord-i. Albani e ka passWordi-n e telefonit të Bietës, ndërsa kjo e fundit nuk e ka të Albanit.

Këto janë 5 gjërat që moderatorja e njohur nuk pëlqen tek Albani. Për hir të së vërtetës, lista kishte qenë më e gjatë, mirëpo ishte reduktuar nga Arbana Osmani dhe vetë Bieta.

Në mbyllje të emisionit, bukuroshja i tha moderatorit: “Të dua”, dhe kërcyen së bashku të përqafuar.

- Advertisement -

Alban Dudushi flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Mendova se po kalonte, por ishte..

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.