Skip to content

PAMJE TË RËNDA! Momenti i vrasjes së Ardian Nikulaj, autori i del përballë dhe e qëllon me pistoletë

    Ky është momenti që autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafenë.

    Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.

    Viktima Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.

    Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë sot në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta.

    Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

    Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.