Fitoi lotarinë amerikane/ Familja e 19-vjeçarit që u vra në Tiranë priste të nisej në Amerikë..

1396
0

Stiven Toshkesi, i riu 19 vjecar që iu mor jeta në mënyrë makabre në Tiranë do të emigronte bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se babai i tij kishte fituar lotarinë. Lala shtoi se babai i tij do të nisej sot drejt SHBA-ve dhe më pas do të merrte të gjithë anëtarët e familjes. 

“Babai i tij sot do nisej në SHBA sepse kishte fituar lotarinë dhe familja do bashkohej me të më pas,”- tha Lala ndër të tjera. 

Dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.