PAMJE RRËQETHËSE/ U qëllua në sy të babait, i ati qëndron pranë djalit të vrarë

1319
0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Kavajë, ku Arjan Gosa 48-vjeç, mbeti i vrarë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr. 1, në Kavajë, ku Gosa ishte duke konsumuar një kafe me të atin.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se një person ende i paidentifikuar u fut brenda ambienteve të lokalit dhe qëlloi me një plumb në kokë 48-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Nga pamjet e publikuara shihet 48-vjeçari pa jetë në mes të lokalit, ndërkohë i ati qëndron pranë tij.