Java nis me mot të paqëndrueshëm, si do të variojnë temperaturat

63
0

Vijon depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë ne zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë. Orët e mesditës do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët te gjithë zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira dhe shira të dobët dhe te izoluar. Ndërsa, duke ju afruar orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku do te këtë rrebeshe dhe stuhi të forta ere, më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë te tyre në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Edhe gjatë të hënës, Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin ku vranësirat do të jenë dominante deri pasdite kur priten shtim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin intensifikim te reshjeve te shiut në të gjithë territorin e Republikës së MV.

Europa

Si pasojë e aktivizimit të një qendre ciklonare përkatësisht në veri në Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu në Skandinavi si edhe në të gjithë Europën Qendrore. Po ashtu; Brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga stuhi ere dhe rrebeshe afat – shkurtra shiu ndërsa nën dominimin e motit të qëndrueshëm Ku kthjellimet do të jenë prezente paraqiten ishujt Britanikë përgjatë gjithë 24-orëshit.