“Pallat mbretëror”, kjo është vila me përmasat e një kështjelle e Shkelzen Berishës dhe Armina Mevlanit.

Deri më sot, nuk ka dalë asnjë që të ketë vilën dhe shtëpinë më të bukur sesa djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Me të vërtetë, vila e Shkelzen Berishës, ku jeton me Armina Mevlanin, është një pallat mbretëror.

Vila e tyre ndodhet pranë vilës së Samir Manes dhe është vila e vetme, që e konkurron atë të Manes. Ndërsa vite më parë dolën dokumentet se kjo vilë i përket Shkëlzen Berishës, por djali i Berishës deklaroi se kjo shtëpi është me qira dhe këtë e vërtetonte bashkë me një dokument, ku thuhet se qiraja kushton 2 mijë euro.

Sipas gazetës Tema, në një shkrim të botuar para pak kohësh, vila, e cila ka përmasat e një kështjelle, ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Kjo është një nga shtëpitë e 39-vjeçarit Shkëlzen Berisha. Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri.

“Letrat” flasin për qera, diçka mbi 2000 euro në muaj. Nuk dihen sesi i ka siguruar kaq shumë të ardhura Shkelzeni për të përballuar këtë vilë, me qira dhe aq më tepër nëse e ka të blerë. ‘Në 2007 ai thoshte se jetonte në një banesë në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore, shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve.

Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. Kështu, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja’’-shkruante gazeta Tema.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.