Pako e dyshimtë ‘tmerroi’ vlonjatët, policia bën shpërthimin e komanduar dhe gjen nje..

157
0

Një pako e dyshimtë u gjet sot në  lagjen “1 Maji” në Vlorë, e cila fillimisht u dyshua se kishte eksploziv dhe se mund të kishte rënë nga ndonjë makinë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe bëri rrethimin e zonës, ndërsa pak më vonë u bë dhe shpërthimi i saj i kontrolluar.

Policia bën me dije në pakon e vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët, nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.