“Pasoja të paparashikueshme”, Rusia ker cënon Amerikën: Ndaloni menjehere..

97
0

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos dërgojnë më armë në Ukrainë. Ambasadori i Moskës në Uashington, Anatoly Antonov, deklaroi për televizionin shtetëror rus “Rossiya 24” se “kjo situatë është e papranueshme dhe ne kërkojmë t’i jepet fund kësaj praktike”.

Ai shtoi se një letër diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit, ku përshkruheshin shqetësimet e Rusisë dhe vuri në dukje se furnizimi me armë nga Shtetet e Bashkuara do të përkeqësojë situatën dhe do të rrisë intensitetin e konfliktit në Ukrainë.

“Washington Post” kishte akses në këtë letër diplomatike, në të cilën Rusia paralajmëron se do të ketë “pasoja të paparashikueshme” për Amerikën nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë “të ndjeshme”. Në të, thuhet se qeveria ruse “i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, që nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takuan me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe premtuan ndihmë të re ushtarake, me vlerë 713 milionë dollarë. Nga ana tjetër, Zelensky u bëri thirrje liderëve amerikanë dhe evropianë që të furnizojnë Kievin me armë dhe pajisje më të rënda.

“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh dhe ne besojmë se Ukraina mund të fitojë nëse merr mbështetjen që i nevojitet. Pozicioni i Ukrainës është se ata duan të fitojnë, pozicioni ynë është se ne duam të ndihmojmë”, tha Austin në një konferencë shtypi pranë kufirit polako-ukrainas.