Oxford/ Lajm i mire per Vaksinen, rezultoi me sukses te majmunët, ne dhjetor behuni gati

330
0

Një vaksinë per koronavirusin mund të jetë në gati qysh në shtator. Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit ka bërë të ditur që ka prodhuar një vaksinë efektive, të zhvilluar në bashkëpunim me Irbm të Pomezia dhe se dëshiron të kryejë teste klinike mbi 5 mijë njerëz në qershor.

Jo vetëm që rezultatet e eksperimentimit mbi majmunët janë inkurajuese, por edhe ato të 320 vullnetarëve të parë për të cilët u administrua.

Sipas New York Times. Vaksina Jenner u testua në gjashtë majmunë në një laborator në Montana muajin e kaluar. Kafshët u ekspozuan me doza të larta të virusit dhe të gjithë mbetën të shëndetshëm për 28 ditët e ardhshme. Majmunët e mbetur pa vaksinë, u sëmurën.

Kompania italiane partnere në zhvillimin e vaksinës ka bërë të ditur që Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Jenner kanë arritur një marrëveshje me kompanine AstraZeneca në mënyrë që të imponojnë përshpejtim të mëtejshëm.

Sipas marrëveshjes, AstraZeneca do të jetë përgjegjëse për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjithë botën. Një model jofitimprurës do të miratohet për kohëzgjatjen e pandemisë, d.m.th. pa qellim fitimi.

Vaksina eksperimentale anti-Covid është testuar deri më tani për mbi 320 vullnetarë të shëndetshëm që tregojnë se është “e sigurt dhe toleruar mirë”. Testi klinik i vaksinës së mundshme filloi javën e kaluar: ai do të testohet te mbi 500 vullnetarë të shëndetshëm në 5 qendra në Angli. Rezultatet e kësaj faze të parë priten deri në maj.

“Deri në dhjetor, nëse të gjitha testet japin rezultatet pozitive për të cilat shpresojmë, do të ketë në dispozicion një vaksinë të parë të anti-Covid për të filluar vaksinimin e disa prej kategorive më të brishta,” tha presidenti i Irbm, Pietro Di Lorenzo. Në qershor, nëse faza e parë e testimit mbi 500 vullnetarë të shëndetshëm jep rezultate pozitive, do të fillojë faza e mëtejshme e testimit në 5 mijë persona.