Skip to content

OSHEE: Zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia në datat 29-31 janar

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se në tre ditët e ardhshme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Stakimi i energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Farkë (zbarrat 10 kV). Sipas njoftimit të OSHEE, në datat 29-31 janar, nga ora 9:00 deri në 13:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona:

    “Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

    Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

    Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.”