OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm: Gjysma e Tiranës pa drita, këto zona sot s’do kenë energji

691
0

OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm: Dritat do të ndërprehen në këto orare
Ditën e sotme një pjesë e madhe e qytetit të Tiranës do të jenë pa energji elektrike. Kjo për shkak të punimeve për fuqizimin e N/Stacionit Traktora 110/20/6kV.

OSHEE ben me dije se nderprerja do te jete nga ora 09:00 deri ne 14:00 te dites se sotme.

“Në vijim të investimit për fuqizimin e N/Stacionit Traktora 110/20/6kV, proces i cili është drejt përfundimit, do të zhvillohen punimet e radhës, në prani edhe të ekspertëve të huaj, më 23 janar (e Martë), nga ora 09:00 deri në 14:00, gjatë të cilës do të stakohet energjia elektrike si masë sigurie e nevojshme”- njofton OSHEE.

Zonat që preken nga ky stakim janë:

Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni Neës 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.