Anisela Zhupani, nismëtare e kërkesës për donacione GOFUNDME, që synon të grumbullojë para për të ndihmuar 2 fëmijët e çiftit Belliu, të mbetur jetimë pasi prindërit e tyre humbën jetën tragjikisht në SHBA, mohoi që mbledhja e fondeve të jetë bërë në emër të motrave të tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupani sqaroi se fondacioni është hapur në emër të saj dhe përfituesit e vetëm të të ardhurave janë dy fëmijët e mitur të çiftit të ndjerë.
Ajo tregoi se menjëherë pas ngjarjes, shumë njerëz e kishin kontaktuar duke i kërkuar që të ndihmonin sadopak.
“Fondet janë mbledhur për fëmijët, jo në emër të motrave, është hapur me emrin tim dhe përfitues janë të dy djemtë. U hap se shumë njerëz kur e morën vesh, me merrnin në tel dhe më thoshin si mund të ndihmojnë”, tregoi Zhupani.
Zhupani zbuloi se ajo ishte personi i parë që e kishte pritur në SHBA çiftin Belliu, gjë që siç tha ishte ëndrra e tyre, ndaj e sheh këtë nismë edhe si një detyrim moral për dy fëmijët jetimë.