Skip to content

Operacion si në filma: Ja momenti kur arrestohet 36-vjeçari me mina me telekomandë

    Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Tirana, pasi në motorin e tij janë gjetur dy mina me telekomandë.

    “Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Hetimet vijojnë më tej, teksa i riu akuzohet për mbajtje pa leje dhe prodhimi të armëve shpërthyese dhe municionit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.