Olta Gixhari zbulon për herë të parë foton e bashkëshortit dhe djalit te tyre

263
0

Në Big Brother VIP Albania, u zbulua partneri dhe djali i aktores Olta Gixhari. Publiku, u njoh me imazhin e Dorit dhe djalin e tyre Amar.

Teksa lexohej letra që partneri i kishte shkruar aktores, në ekran u shfaqën disa momente të ëmbla të çiftit nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ndërkohë që Olta pa edhe disa imazhe të djalit të saj, i cili është 2 vjeç e gjysmë.

Në letrën e tij, përveç fjalëve për partneren Dori kishte zgjedhur të dërgonte mesazhe edhe për banorët e Big Brother Vip Albania.