Studentët vijojnë sot ditën e 10-të të protestës së tyre. Ndërkaq nga Lezha janë nisur drejt Tiranës në këmbë një grup të rinjsh.
Gazetari i News 24 Elidon Ndreka bën me dije se studentët sapo janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit. Ndonëse kushtet e motit janë të papërshtatshme studentët kanë zgjedhur të marshojnë në këmbë drejt kryeqytetit në shenjë proteste.
Ndërkaq, te Kryeministria janë mbledhur sot sërish studentët, të cilët vijojnë sot në ditën e 10-të të protestës së tyre. Po ashtu në kryeqytet pritet të vijnë sot studentë nga Korça dhe Elbasani.