Capital T dhuron 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë: ‘Nise ndryshimin nga vetja’

458
0
Reperi i njohur Capital T ka bërë me shtëpi pesë familje në Kosovë. Nëpërmjet postimeve në Instagram këngëtari shumë i dashur për publikun na ka treguar se ka ndihmuar pesë familje duke i dhuruar çelësat e shtëpive. Capital është pjesë e një shoqate bamirësie në Kosovë dhe shpesh ndihmon familje të varfra. “Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim. Sot ishte një ditë shumë shumë e mirë”, shkruan krahas fotove të publikuara reperi i njohur. “Bëj mirë, dhe ji i mirë, nëse dëshiron vërtet të ndryshosh diçka, nise me veten tënde”- ka thënë në një imtervistë të tij reperi shqiptar.