O Zot çfarë po hamë kështu? AKU del me njoftimin, ja çfarë ka zbuluar sot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi sot se ka marrë vendimin për të mbyllur e dy aktivitete tregtare në qytetin e Kavajës dhe pëer të bllokuar gjithsej 183.2 kilogramë mish e qofte, të cilat nuk kishin siguri për tukonsumuar, pasi nuk kishin as vulë dhe as certifikatë veterinare.

Në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, thuhet se janë ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për raste të ndryshme.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara, c) U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare b) Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, c) U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human, d) Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, c) U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human, d) Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.