“O do më vrasë, o do e vras”/ Vëllai i 30-vjeçares që braktisi foshnjën përballet me ish-të dashurin e saj: Mua motra më ka thënë që..

6901
0

Vëllai i 30-vjeçares që lindi dhe braktisi foshnjën në një bodrum pallati është përballur ditën e sotme me djalin, i cili sipas të resë është babai i foshnjës së ndjerë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Vëllai deklaroi se djali e ka dehur vajzën dhe ka kryer marrëdhënie me të, teksa ajo ishte e pavetëdijshme.

Debati:

“Ore unë në radhë të parë nuk kam asnjë fëmijë. Unë bashkëjetoj me një gozë këtej. Është e huaj, jo shqiptare. Kjo goca ka qenë shtatzënë kur e kam njohur unë, ka qenë 7-muajshe. Pra nuk është fëmija im. Unë flisja me vajza të tjera, por kur kam njohur Gentën, i kam bërë të gjitha bllok. Kur kemi kryer marrëdhënie ajo ka qenë e vetëdijshme, ajo ka ardhur me dëshirë. Nëna e saj e dinte ku ishim ne atë ditë. Ajo më telefonoi mua sepse goca e fiku telefonin. Nuk mund t’i them të gjtha këtu.”– tha djali.

“Ai e ka alkolizuar nuk ka shkuar me dëshirë ajo. Ai ka paguar lekët te banaku dhe e ka marrë vajsën të pavetëdijshme dhe e ka çuar në hotel. Ai që më thoshtë mua vëlla nuk mund t’ja bësh motrës sime këtë. Si munde të dehësh një femër dhe e ke shfrytëzuar.”- tha vëllai i vajzës.

“Në këto momente, Aleksi e dinte shumë mirë që unë flisja me motrën e tij. Dhe unë kam qenë ai që ia kam thënë këtë. Flisnim fillimisht për shoqëri, më pas kaluan në serioze. Unë nuk e kam dehur, ajo ka qenë e vetëdijshme. Ajo ka ardhur se i ka dashur qefi, siç më thoshte që më do shumë, tani nuk dua t’i hyj kësaj historie. Tani çfarë faji kam unë në këtë mes. Po bën deklarata të tjera ajo. Po tak isha dehur, nuk do kisha folur fare me nënën e saj. Ai mund ta bëja atë gjë dhe nëna e saj ta dinte. Si mund të hante drekë me mua në Pogradec dhe të pinte kafe ditën më pas. Unë pas asaj nate kam qenë sëmurë, kam ndenjur dy javë në krevat. Dhe goca këmbëngulte që të takoheshim por unë nuk shkoja dot ta merrja”- tha djali.

“Mua motra më ka thënë që ai e ka dehur. Ma ka thënë dje ose pardje. Kjo është e vërteta. Unë nuk ja fal, o do më vrasi o do ta vras!”– tha vëllai i vajzës.