“Nxire dufin”! Keshilla e mjekëve gjermane: Përmbajtja e zemërimit krijon pasoja të rënda

230
0

Studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që, nëse doni të jetoni gjatë, duhet të nxirrni jashtë dufin, pasi përmbajtja e zemërimit, bën që të kemi pasoja në shëndetin fizik dhe mendor.

Këta studiues, pasi monitoruan rreth 6000 pacientë, gjetën se italianët dhe spanjollët, si popuj më temperament të nxehtë, jetojmë më gjatë se britanikët. Personat që e shfryjnë dufin kanë më pak probleme shëndetësore si kanceri, sëmundje të zemrës apo veshkave. Ndërsa ata që i ndrydhin ndjenjat dhe mbyllen në vetvete kanë puls të shpejtë të rrahjeve të zemrës që shton mundësitë për sëmundje kardiovaskulare.

Marsida Simo, Sociologe: Sigurisht që njerëzit që e nxjerrin dufin jetojnë më gjatë, pasi arrijnë të ulin presionin e gjakut, një faktor biologjik ky. Ata nuk e lënë veten të gërryhen nga ky helm që marrim nga shoqëria, media, lajmet e dhunshme, nga brutaliteti, padrejtësitë, mosfunksionimi i institucioneve. Dhe kështu që kjo gërryerje pak e nga pak na çon në pakësim  të gjatësisë dhe të cilësisë së jetesës.

Sigurisht që është normale të mërzitesh, të zhgënjehesh, të qash apo të kesh një shpërthim. Nga ana tjetër duhet të jemi njerëz modernë, që gjatë gjithë kohës duhet të shfaqim profesionalizëm, të jemi gjithë kohën pozitivë, rrezatues dhe të buzëqeshur, pra të jemi robotë, të bëjmë gjithë kohën sjellje robotike.

Nga kontaktet që kam, mësuesit rezultojnë shumë të presuar, shtrëngohen prej vitesh vetëm e vetëm se ky system i tillë është. Drejtuesi në këtë rast më tepër priret të jetë frustrues, autorativ, me gjuhë dhunuese.

Për të nxjerrë jashtë atë që na shqetëson duhet të gjejmë personat e duhur. Një pjesëtar I familjes mund të ndihmojë në dhënien e këshillave të duhura dhe menaxhimin e kësaj situate. Mund të ndiqen seanca joge apo meditimi, që janë edhe falas në internet, apo të kërkohet ndihma e terapistit apo psikologut.

Dufi duhet nxjerrë aty ku më pas ti ke një përfitim. Nëse e ke ndarë mendjen se do të largohesh nga një vend pune, nxirre dufin, por duhen bërë ca pyetje më përpara. Ne rekomandojmë që të mos merren vendime në momente kur jemi të inatosur apo të lumtur, sepse pasojat nuk janë fitimprurëse.