Nxënësja nga Lezha vuan nga skolioza, shokët e klasës në “Shqiptarët për shqiptarët”: Ndihmoni Dianën tonë! (Video)

TIRANE– Një grup nxënësish të klasës së 7-të nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë kontaktuan me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”. Ata kishin një kërkesë të thjeshtë: dëshironin të ndihmonin përmes emisionit një shoqen e tyre të klasës.

Stafi i emisioni shkoi në klasën e tyre dhe mori disa rrëfime nga ta. Shokët dhe shoqet e klasës thonë se Diana është një vajzë e qetë, e ëmbël, e dashur, e përkushtuar ndaj mësimeve.

Ata shprehen se Diana nuk mundet të qëndrojë për një kohë të gjatë në klasë vetëm 2 ose 3 orë mësimi, as nuk mund të luajë për shkak të problemeve shëndetësore që ka. Dëshira e tyre është që ajo të shërohet sa më shpejt, pasi siç thonë ata, vajza me buzëqeshjen e saj të ëmbël, dëshiron të mësojë sa më shumë por sëmundja që ka e mposht çdo ditë duke u treguar e pamëshirshme me të.

Këta nxënës, të cilët nuk janë më shumë se 13 vjeç, ndjejnë përgjegjësi e dëshirë për të ndihmuar një shoqe, madje duke lotuar thonë se duan që Diana të realizojë ëndrrat e saj të vogla dhe të mëdha.

Ardiana ose Diana siç e quajnë shkurt shokët është nga ato vajzat që përthithin vëmendjen dhe dashurinë edhe të mësuesve apo drejtuesve të shkollës.

Mësuesja e saj kujdestare Violeta Hoti, duke folur për nxënësen e saj shprehet se një fatkeqësi që i ka ndodhur i ka ngrirë buzëqeshjen papritur. Mësojmë se Diana është bërë një nënë për vëllezërit më të vegjël pasi kujdeset për ta.

“Duke ndjekur emisionin tuaj kemi parë që ndihma që u ofrohet njerëzve në nevojë është reale. Kërkojmë ndihmë dhe mbështetje nga ana juaj”, thotë mësuesja kujdestare.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, Rexhina Nikolla e përlotur flet për nxënësen, për problemin e saj shëndetësor.

“Ky problem nuk e lejon të ecë përpara”, shprehet ajo.

“Vërtet kjo histori është që shqiptarët të jenë për shqiptarët. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë vajzë”.

Mjeku ortoped që ndjek rastin e Dianës 13 vjeç, Dr.Pashk Gjoni thotë se ajo vuan nga skolioza e kolonës vertebrale me 35 ose 36 gradë deformim. Këndi i deformimit është i madh, një korse nuk zgjidh asgjë. Mjeku rekomandon që vajza duhet të ndiqet nga ndonjë klinikë e specializuar, pasi rast i saj paraqitet i vështirë. Nëse nuk operohet vajza rrezikon seriozisht shëndetin.

https://youtu.be/FVgdZfyuZ2w

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.