Djemtë e “fortë” të politikanëve shqiptarë, sherret që i morën në qafë

902
0

Sherret dhe skandalet ku janë përfshirë na kanë lënë të gjithë pa fjalë, jo vetëm për shkak të rrethanave por edhe për shkat të peshës së familjes së tyre.

Fëmijët e politikanëve shqiptarë, duket së ndihen disi të privilegjuar nga prindërit e “famshëm” dhe veprojnë pa iu dridhur qerpiku. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë marrë superxhiro dhe kanë vepruar me shume sec duhet ne gjaknxehtësi e sipër.

Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani është përfshirë në një sërë vrasjesh, por me e bujshmja ishte ajo e masakrës ku la të vdekur 4 persona, ndër ta edhe mikun e tij të ngushtë.

Aktualisht ai po vuan dënimin.

Një tjetër person që ka pasur probleme me ligjin është edhe Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, njëherësh edhe kryetar parlamentit shqiptar.

Ai është shoqëruar për armëmbajtje nga policia e Durrësit.

Mësohet se pas marrjes në pyetje nga policia ka lënë të lirë Ruçin. Ledio Ruçi, djali i deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, ka një precedent tjetër në një plagosje me armë në Tiranë, ngjarje për të cilën në vitin 2005 është shpallur i pafajshëm.

Megjithate, duhet thene qe si djali i kryetarit te Kuvendit ushtron nje detyre jo pak te rendesishme. Ai punon tek ANTA, agjensia ndërkombëtare e trafikut ajror.

Djali i deputetit Tom Doshi, i cili është vetëm 16 vjeç duket se bën një jetë tepër luksoze. Nëse bën një vëzhgim në profilin e tij në instagram ai shihet në foto me makina të fundit dhe në vende luksoze.

Ora të shtrenjta, pushime nëpër Europë dhe veshje firmato.

James Doshi, është edhe një gangster i vogël, pasi ai është shoqëruar disa herë nga policia.

Por ajo që mori dhenë ishte kur u përfshi ne një sherr bashkë me djalin e ish-deputetit, Ndriëim Babasit me disa bodyguardë.

Sherri me grushta të ndodhur në një lokal në zonën e bllokut. Ata janë konfliktuar me grushte me badigardët e lokalit.