HomeNews“Nuk pritej” Sizmiologu...

“Nuk pritej” Sizmiologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit: Çfarë pritet ne rajon

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas tij kanë ndodhur për arsye që nuk mund të shpjegohen ende me të dhënat që kanë institutet e sizmiologjisë në Greqi.

Tselentis thekson për mediat greke se zona ku kanë ndodhur tërmetet e fundit nuk njihet si një rajon me aktivitet sizmik edhe pse muajt e fundit është vërejtur një shtim i lëkundjeve në këtë perimetër, raporton abcnews.al.

Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai për mediat lokale.

Gjatë javëve të fundit është Turqia është përballur me tërmete të ngjashme, madje edhe më të fortë, gjë që mund të tregojë se ka një lidhje mes tyre, por Tselentis e mohon këtë.

Nuk shoh ndonjë lidhje mes tërmeteve në Anadoll dhe atyre në Greqi tani. Nuk janë e njëjta linjë thyerje e pllakave të tokës”, shprehet ai.

Më herët, sizmiologu i njohur grek, Dr. Gerasimos Papadopoulos tha për “Protothema” se tërmeti i sotëm ishte “njoftuar” nga disa tërmete të tjera më të vogla, të cilat kishin filluar që prej tetorit të këtij viti, ndërsa i gjithë rajoni, përfshi Turqinë, si edhe Shqipërinë në veri, është përfshirë nga një shtim i aktivitetit sizmik gjatë viteve të fundit.

Turqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme gjatë viteve të fundit, ashtu si edhe Greqia dhe Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka nisur që në tetorin e kaluar me shumë tërmete me magnitudë më të vogël ku më i madhi ka ndodhur dje më 28 nëntor me magnitudë 3.3 Rihter. Pra tërmeti i mëngjesit prej 4.8 Rihter do të thoja që ishte “njoftuar” nga një seri tërmetesh që zgjatën për dy muaj. Kështu që ne shkencëtarët do të duhet të marrim parasysh këtë histori të dy muajve të fundit për të parë nëse ky tërmet është kryesori apo jo. Do të duhet të presim disa ditë për të pasur një mendim më i vendosur”, tha ai.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.