“Nuk pritet reshje bore por do të ketë..” Sinoptikania zbulon motin në fundjavë..

1490
0

Fundjave pranverore me temperatura maksimale deri në 19 Gradë Celsius.

Lajmin e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News. Porja theksoi se edhe në zonat Verilindore apo Juglindore do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët këtë fundjavë .

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje graduale gjatë fundit të javës duke bërë që të kemi fundjave me diell.

Lajda Porja: Sot në fakt ka pasur vranësira që në orët e para të mëngjesit, megjithatë këto vranësira gradualisht do të vijnë duke u shpërndarë, duke u fokusuar në zonat malore duke ia lënë vendin diellit në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë edhe në zonat malore edhe pse do të ketë vranësira disi më të dendura dhe më të shpeshta, nuk pritet që të kemi reshje në territor.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje në orët e para të mëngjesit. Është pak më i ngrohtë mëngjesi ndonëse është më i vrenjtur. Pritet që maksimalet të pësojnë një ndryshim shumë të lehtë. Në shumë zona 0.5 duke bërë që në maksimalet të jenë pothuajse siç i kemi parë gjatë gjithë javës në 16 apo 17 gradë. Ndërkohë mund të themi që fundjava e cila përkon dhe me Krishtlindjen parashikohet që të kemi Krishtlindje jo të bardha këtë vit, pra nuk priten reshje dëbore, por do të ketë Krishtlindje me diell.

Dita e shtunë do të ketë prezente dhe vranësirat në orët e para të mëngjesit, por pjesa e dytë e ditës dhe kryesisht dita e dielë do të jenë me diell në pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Madje për të gjithë ata që kanë prenotuar dhe që festojnë në zonat Verilindore, Juglindore me shpresën për të pasur dëborë, parashikohet që edhe këto zona të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Në fundjavë do të ketë një rritje graduale të temperaturave duke bërë që zonat malore të jenë 3, 4 gradë, pra nuk është se presim vlera 0 ose -1. Maksimalet pritet të ngjiten në vlerën 18 apo 19 gradë.