Hyri për të vjedhë apartamentin, hajduti bie nga 10 metra lartësi

110
0

Mision i dështuar për një hajdut në Itali.

Ngjarja ndodhi në via Santa Monica, Itali.

Një 35-vjeçar i cili ishte nisur për të grabitur një apartament, në periferi të Milanos, është rrëzuar nga lartësia.

Si pasojë, hajduti ka marrë plagë të rënda në trup, teksa u transportua me ambulancë në spital.

Hajduti tashmë po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Burri po grabiste apartamentin në lagjen Ca’ Granda (Prato Centenaro) në via Santa Monica.

Për një moment ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga dhjetë metra lartësi.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.