Nuk pritej/ Pak ditë para dasmës me Mark Frrokun, ja çfarë ka ndodhur me ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt

360
0

Moderatorja Rudina Dembacaj ka bërë dje publike ditën e dasmës së saj, siç ishte përfolur shumë.

Ajo do të kurorëzoj dashurinë me Mark Frrokun në martesë më 1 tetor, ndërkohë që kur u pyet në ekran nëse ish-bashkëshorti i saj, Aleksi do të ishte i ftuar në ceremoni, aktorja anashkaloi me lezet pyetjen.

Aleksander Varfaj dhe Rudina Dembacaj janë prindër të një vajze, Viktorias nga martesa e tyre, e cila zgjati 3 vite e më pas lajmi i divorcit u shoqërua menjëherë me lajmin e lidhjes së aktores me ish-politikanin, Mark Frroku.

Ndërkohë Aleksi ka bërë publike në Instagram lidhjen e re, por ka mbajtur sekret identitetin e vajzës.

Por të jetë kaq xheloze e dashura e re e Aleksit saqë ka arritur t’i prish mekanikut marrëdhënien me Rudinën?

Pas divorcit Rudina dhe Aleksi kanë ruajtur raporte shoqërore për hir të vajzës dhe janë parë shpeshherë në parinë e njëri-tjetrit, por duket se kjo nuk ka zgjatur shumë pasi ish-çifi ka fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje dhe fotot si familje.