“Nuk përjashtohen përmbytjet”/ Fundjava vjen me shi në Shqipëri, ja si pritet të jetë moti

233
0

Pas stuhisë së javës së kaluar që shkaktoi shumë probleme në gjithë vendin, reshjet e shiut do të zotërojnë sërish vendin tonë.

Nga mesi i ditës së premte e deri në mbrëmje të ditës së diele, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës, në të gjithë territorin shqiptar. Më problematike pritet të shfaqen Shkodra dhe Lezha, Elbasani, Durrësi, Saranda, Gjirokastra dhe Vlora teksa edhe kryeqyteti pritet të ketë problematika sa i përket vërshimeve të ujit

Meteorologët po ashtu nuk përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve lokale. Kapriçot e motit, do të sjellin thuajse gjatë gjithë muajit nëntor, diell dhe shi gjatë javëve.

Problematika do të shfaqen dhe sa i përket lundrimeve detare, kjo për shkak të erërave të forta.